E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moti në janar/ Sinoptikanët: Ja kur priten reshjet e borës në Shqipëri
Lajme

Moti në janar/ Sinoptikanët: Ja kur priten reshjet e borës në Shqipëri

Ndonëse kemi hyrë në muajin janar, temperaturat nuk i përkojnë atyre të stinës së dimrit.

Por si do të vijojnë temperaturat në ditët në vijim?

Meteorologu Hakil Osmani pohoi se në këto ditë të para të janarit do të mbizotërojnë temperatura të larta, ndërsa në javën e tretë të këtij muaji do të ketë temperatura në ulje.

“Temperaturat deri në 17 gradë celsius. Në zonat malore gjatë kësaj jave do jenë në 2-3 gradë. Kemi temperatura që nuk janë normale për stinën. Nuk do kemi reshje, por n disa momente vranësira. në javën e dytë të janarit do kemi vranësira. Java e tretë e janarit parashikohet të sjellë rënie të temperaturave, motin që duhet të jetë dimri. Reshjet e borës do jenë prezentë nga java e dytë e janarit, duke nisur nga data 9, por 900 metra nga niveli i detit, në zonat malore”, tha Osmani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.