E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moti në vijim…
Lajme

Moti në vijim…

Prej disa ditësh Shqipëria është përfshirë nga shira në të gjithë territorin e vendit.

Insituti i Gjeoshkencave bën me dije se sot dhe nesër lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta të cilat do të varen nga shkarkimet e Kaskadës mbi Lumin Drin.

Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.

Sot dhe nesër priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve, por lokalisht mesatare në 5 qarqe, megjithatë intensiteti i tyre do të jetë në rënie.

Në Veri priten reshje dëbore në 1000m mbi nivelin e detit.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 14

në vendet e ulëta: 5 / 15

në vendet malore: 0 / 9 °C.

ERA: sot (e enjte, dt.08) pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër (e premte, dt.09) do të fryjë e lehtë.

Gazeta Express

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.