E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
MOTI në Vlorë, lartësia e dallgëve deri në 2.5 metra
Publik News

MOTI në Vlorë, lartësia e dallgëve deri në 2.5 metra

Anijet e vogla lundruese dhe të peshkimit ndalohen të dalin në det

Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit nuk duhet të dalin në det, për shkak të motit të përkeqësuar me dallgë që do të arrijnë deri në 2.5 metra lartësi, njofton Kapiteneria e Vlorës.

Sipas njoftimit, përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 18 shtator.

NJOFTIMI I PLOTE

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për daten 17-18 shtator 2022 nga ora 01:00 deri ne oren 24:00 në drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 5-6bft, 1.00-1.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.

1. ESHTE NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

2. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3. Njoftohen të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 17 shtator 2022 deri ne daten 18 shtator 2022.

4. Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 18 shtator 2022 ora 20:00.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.