E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moti nesër, reshje me intensitet të lartë dhe përmbytje
Lajme

Moti nesër, reshje me intensitet të lartë dhe përmbytje

Reshje në formë shtrëngate në të gjithë vendin, ndërsa qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan rrezikojnë të kenë përmbytje të lokalizuara si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve.

Ky është parashikimi që bën IGJEUM për ditën e nesërme, e martë, 4 qershor 2019.

Nesër (e martë dt.04) priten reshje intensive në qarqet LEZHË, DURRËS, TIRANË dhe ELBASAN.

Në këto qarqe mund të shfaqen përmbytje të vogla, të lokalizuara si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve. Reshjet do të jenë në formë shtrëngate në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të shoqërohen me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e martë dt.04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 21 °C

në vendet e ulëta: 14 / 22 °C

në vendet malore: 9 / 18 °C

ERA

Nesër (e martë dt.04) era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet për momente të shkurtra deri e fortë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.