E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moti nesër,jo vetëm reshje shiu
Lajme

Moti nesër,jo vetëm reshje shiu

Reshjet e dendura të shiut pritet të jenë të pranishme në veri të Shqipërisë deri në mesnatë ku do te hasim pakësim të tyre.

Ndërkohë që në qendër dhe jug të vendit ato pritet të intensifikohen gjatë mbrëmjes.

Dita e premte vjen me reshje të pakta në pjesën veriore të vendit dhe me intensitet mesatar e të lartë në atë qendrore dhe jugore.  Gjatë mesditës pritet pakësimi i ndjeshëm i reshjeve në qendër ndërsa në pjesën jugore parashikohet intensifikim i tyre.

Vetëm mbrëmjen e së premtes  parashikohet  që shirat të pakësohen edhe në Jug. Te shtunen vendi të dominohet nga alternime kthjellime dhe vranësira të shoqëruara me reshje të izoluara.

Reshje të pakta shiu parashikohet të jenë prezentë edhe të diel e më pak gjasa dhe të hënë. Era do të mbetet problematike deri në mbrëmje, ndërsa temperaturat parashikohet të bien me 2 – 3°C të  premte dhe të shtunë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.