E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
MOTI/Stuhia që mund të prekë Balljanin gjatë fundjavës
Uncategorized

MOTI/Stuhia që mund të prekë Balljanin gjatë fundjavës

Një stuhi e fortë me erëra, breshër, rreshje shiu dhe tornado është duke kaluar përmes Italisë, dhe pritet të mbërrijë në Ballkan dhe Shqipëri gjatë fundjavës.

Meteorologët italianë thonë se stuhia do të sjellë një masë ajrore shumë të ftohtë, që do të shkaktojë rënien e menjëhershme të temperaturave me 15 gradë. Stuhia do të sjellë përmbytje, rreshje shiu dhe vetëtima teksa do të kalojë përgjatë Italisë, më pas në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Shqipëri.

Pamjet satelitore tregojnë se pjesa e poshtme e stuhisë po lëviz më ngadalë, se pjesa e sipërme që tashmë ka arritur të shtrihet në Slloveni, duke shkaktuar edhe përmbytje.

Siçilia dhe jugu i Italisë mund të preken nga stuhia ditën e nesërme. Sipas meteorologëve, moti i keq do të zgjatë 2 apo 3 ditë dhe më pas do të shkojë drejt normalizimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.