E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moti vijon me kthjellime dhe vranësira, në fund të javës priten ‘surpriza’ (Parashikimi për 5 ditë)
Publik News

Moti vijon me kthjellime dhe vranësira, në fund të javës priten ‘surpriza’ (Parashikimi për 5 ditë)

Nga dita e henë deri ditën e enjte moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, keto më të përqendruara përgjatë relieveve malore, shkruan Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Dita e premte ka një ndryshim të kushteve meteorologjike ku gradualisht do të fillojë të depërtojnë masat ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar. Në orët e vona të mbrëmjes në lartësin mbi 800 metra në verilindje dhe mbi 1000 metra në juglindje do të rikthehen reshjet e borës me intensitet të ulët.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore  fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Ditën e premte era kthen nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-10m/sek.  Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.