E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moti vijon me temperatura të ulta dhe reshje
Flash

Moti vijon me temperatura të ulta dhe reshje

Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë kontinentale duke sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe të ftohtë.

Më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht në zonat e ulëta.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin herë pas here shpeshtim të vranësirave duke sjellë reshje të pakta shiu e dëborë, më të theksuar në zonat Jugore dhe juglindore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të ulëta në mëngjes, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -7°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 9°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht lindor duke krijuar në brigjet detare valëzim 3 ballë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.