Motori përplaset me makinën në Fushë-Krujë, plagoset rëndë një person
Sipas informacioneve paraprake, një motor është përplasur me një makinë në fshatin Tapizë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, ndërsa automjeti është goditur nga motori teksa po futej në një rrugë dytësore.
Motori është dëmtuar totalisht ndërsa drejtuesi i saj ka marrë dëmtime të rënda ku dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Deklarata e policisë:
Më date 20.05.2021, në aksin rrugor Fushë Krujë – Kamëz, në Tapizë, automjeti tip Toyota me drejtues shtetasin I. Xh.,56 vjeç është përplasur me një motor pa targa, me drejtues shtetasin B.S. I cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi I Xh., shtë shoqëruar në ambientet e Komisariatit dhe grupi hetimor po punon për
për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



