Motori u nda në dysh pas përplasjes me betonieren
Foto nga aksidenti me vdekje

I apasionuar pas motorave sportivë, ndërron jetë 40-vjeçari në Tiranë! U përplas me betonieren
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 40 vjeçari të identifikuar si Erald Totilla ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Unazën Lindore në Tiranë. Totilla po drejtonte motorin e tij kur goditi nga pas betonieren që drejtohej nga Astrit Halilaj, 41 vjeç.
Nga goditja motori është shkatërruar, pasi është ndarë në dy pjesë.
Mësohet se Erald Totilla u dërgua në spital për të marrë trajtim mjekësor por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda dhe ndërroi jetë. Ai kishte pësuar fraktura dhe ka hemorragji. Në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe grupi hetimor për të zbardhur detajet dhe rrethanat e aksidentit.
Një 40-vjeçar i apasionuar pas motorave të shpejtësisë, humbi jetën pasditen e kësaj të shtune në Tiranë.
Në sgmentin e Unazës së Madhe, pranë Saukut, Erald Totilla goditi me motor pjesën e pasme të një betoniereje.
Motori është ndarë në dy pjesë pas përplasjes.
40-vjeçari mbetii plagosur rëndë, por humbi jetën në spital për shkak të plagëve të marra.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



