E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Motra e 60-vjeçarit u vetëvra dy ditë mē parë në banesë
Publik News

Motra e 60-vjeçarit u vetëvra dy ditë mē parë në banesë

60-vjeçari Lika është vëllai i shtetases A Sh., 59 vjeçe, e cila i dha fund jetës së sajpër motive të panjohura mbrëmjen e 26 janarit.

Policia e Kurbinit në një informacion paraprak bëri me dije se “më datë 26.01.2021,rreth orës 22:20 ,në banesën e saj në Mamurras,Kurbin është vetëvrarë dyshohet me armë gjahu shtetasja A Sh.,59 vjeçe”.

Sakaq, sot, Myslim Lika u plagos me 3 plumba dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.

Lika, nuk është një person i panjohur në botën e krimit. Burimet për Panorama.al thanë se 60-vjeçari ka qenë i dënuar me 25 vite burg për vrasje.

Konkretisht në vitin 2000, në muajin prill, Lika ka qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi Gëzim Çelikun, bashkëpronari i firmës “Friul Alba” dhe administratorin italian Luciano Bortolusi. Gëzim Çeliku ka mbetur i vdekur në vend ndërsa Bortolusi është plagosur në këtë ngjarje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.