Motra “thikë pas shpine” Megan Markle: Princi nuk duhet të ishte martuar me ty!
Princesha e re e Britanisë, Megan Markle, njihet për marrëdhënien e keqe më të motrën, por ditën e sotme Samantha i ka ngulur një “thikë të mpretë pas shpine”.
Pak pas martesës së Meghan me princin Harry, motra e saj ka deklaruar se ai duhet të ishte martuar me ishin e tij, Cressida Bonas.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, Samantha Markle e ka etiketuar Dukeshën e Sussex-it si “Dukesha e Asgjëje” duke shkruar se Princesha Diana do të dihej e turpëruar, nëse do të ishte gjallë dhe do të shikonte këtë që ka ndodhur.
Ajo gjithashtu akuzoi Princin Harry, se u përul para gruas së tij të re dhe e cilësoi atë një njeri të dobët.
Samantha shkruan se:
Princi Harry duhet të ishte martuar me Cressida Bonas. Do të ishte më mirë për të gjithë. Harry është një njeri i dobët, që lejoi Megan të nëpërkëmbë njerëzit që e rrethojnë, sidomos familjen e saj”.
Meghan dhe gjysmë-motra e saj Samanthanuk kanë folur për vite. Kjo e fundit gjithmonë e ka kritikuar aktoren.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



