E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mourinho: Respekt, respekt, respekt – i kam fituar 3 tituj në EPL, më shumë se 19 trajnerë së bashku
Sport

Mourinho: Respekt, respekt, respekt – i kam fituar 3 tituj në EPL, më shumë se 19 trajnerë së bashku

Jose Mourinho me zemërim ka kërkuar respekt për tre titujt që i ka fituar në Premierligën angleze (ELP) gjatë karrierës së tij, pas humbjes turpëruese 3-0 ndaj Tottenhamit në “Old Trafford” të hënën.

Mourinho po fliste për paraqitjen e Unitedit në këtë ndeshje, duke pohuar se skuadra e tij ka mundur të shkojë me epërsi prej 3-0 në pushim mes pjesëve, si dhe theksoi se gjykuesi më i mirë ishin tifozët që duartrokiten në përfundim të ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse pjesë të mëdha të përkrahësve tashmë e kishin braktisur stadiumin para se të binte fishkëllima e fundit e gjyqtarit.

Kur iu kërkua atij të gjykonte se çfarë paraqet kjo performancë e skuadrës së tij, Mourinho u tërbua.

Portugezi i çoi tre gishta duke thënë: “Para se ta përmbylli, e dini cili ishte rezultati? 3-0, 3-0. E dini çfarë do të thotë kjo? 3-0. Kjo nënkupton po ashtu tre tituj të Premierligës dhe unë kam fituar më shumë tituj në Premierligë i vetëm sesa 19 të skuadrave tjera së bashku. Tre për mua dhe dy për ata [Pep Guardiola dhe Manuel Pellegrini]”. Prandaj, respekt, respekt, respekt o njerëz”.

Golat nga Harry Kane dhe Lucas Moura në minutat 50 dhe 52, para se braziliani ta shënonte edhe të dytin persona e të tretin për Tottenhamin gjashtë minuta para fundit, e fundosen Unitedin. /Gazeta Express/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.