E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mozzik shoqërohet në rajonin e policisë, u konfliktua dhe kërcënoi me armë një person
Lajme

Mozzik shoqërohet në rajonin e policisë, u konfliktua dhe kërcënoi me armë një person

https://publiktv.live/tre-non-gratat-qe-i-dhane-fitoren-dhe-po-mbajne-ne-pushtet-edi-ramen/

KOSOVË/ Mozzik, reperi i njohur, raportohet se dy ditë më parë ka përfunduar në polici, pasi akuzohet se ka kërcënuar një person tjetër me armë zjarri.

Sipas gazetës “Sinjali”, Gramoz Aliu, të cilin të gjithë e njohim si Mozzik, është thërritur në komisariatin e policisë në Ferizaj më 16 maj dhe është intervistuar nga autoritetet.

Ai dyshohet se ka kërcënuar me armë një person në një lagje të Ferizajt, ku edhe jeton. Sipas informacioneve të para, pas një debati, Mozzik ka nxjerrë armën për të kërcënuar personin më të cilin ishte konfliktuar.

Në deklaratën e tij para hetuesve, lidhur me denoncimin që është bërë kundër tij, artisti ka mohuar se e ka kërcënuar me armë personin në fjalë, duke shtuar se armën nuk e ka ekspozuar fare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.