Manjani: Mos i jepni rëndësi resmit të ambasadores Kim
Ylli Manjani është treguar i ashpër në reagimin e tij, pas Twitterit të Yuri Kim, e cila sjkruante se kishte zhvilluar një takim me ushtruesin e detyrës së kryetarit të PD-së.
‘Po të dalë ore me kë të dojë në resme. Kujt i plasi!?’, shkruan Manjani në Facebook, ndërsa shton se Yuri Kim gjendet gjithmonë në krah të dështakëve.
Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:
A mund të mos i japim asnjë sekondë kohë selfieve të Yuri Kim?!
Akoma nuk u bindët se zonja gjendet gjithmonë në krah të dështakëve?!
Duhen ende prova?!
Po të dalë ore me kë të dojë në resme. Kujt i plasi!?
A mos na ulen çmimet po të merremi me të?!
Apo na përmirësohet cilësia e demokracisë!?
Apo do afrohemi me BE me të cilën Amerika e nuk ka lidhje!! …
Ndërsa deputeti i PD dhe anëtari i Komisionit të Rithelimit Edi Paloka kritikon ashpër ambasadoren Kim.
Reagimi i plotë i Edi Palokës:
![]()
Ky eshte me teper se turp, eshte shkelje e jo vetem cdo etike por dhe ligjeve te Republikes se Shqiperise!
Kjo zonja qe uroi Ramen per “fitoren historike” pa mbaruar akoma procesi zgjedhor me 25 prill ; qe ka dale hapur ne mbeshtetje te qeverise me te korruptuar ne rajon ( sic e cileson vete Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe qe prej kohesh eshte angazhuar ne vete te pare ne percarjen e opozites shqiptare, sot ka ndermarre nje akt te fundit , gjithnje ne sherbim te te njejtit qellim.
Zonja ambasadore , me arrogance , tregon se jo vetem nuk respekton Konventen e Vjenes po nuk njeh as vendimet e gjykatave shqiptare megjithese flet gjithe kohen per drejtesine .
Ti zonje mund te takosh ke te duash dhe si te duash , po nuk mund te vendosesh mbi gjykatat shqiptare e sidomos mbi vullnetin e lire te demokrateve shqiptare!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco
Ky eshte me teper se turp, eshte shkelje e jo vetem cdo etike por dhe ligjeve te Republikes se Shqiperise!



