E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
MSh: 11 raste të reja në 24 orë
Publik News

MSh: 11 raste të reja në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 11 persona me Covid-19.

Ndërkohë, fatmirësisht asnjë person nuk ka ndërruar jetë, ndërsa në 24 orët e fundit është shëruar vetëm një person.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 1915 testime, 1 të shëruar dhe 11 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1915 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 11 qytetarë në këto bashki: 3 raste në Tiranë, 2 në Vlorë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Tepelenë.

Aktualisht janë 99 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Është shëruar 1 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,053 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 11

Të shëruar në 24 orë 1

Të shtruar në spitale 8

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1915

Testime totale 839,303

Raste pozitive 132,608

Raste të shëruara 130,053

Raste Aktive 99

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 40

Elbasan 13

Fier 10

Vlorë 9

Korçë 8

Shkodër 6

Lezhë 5

Durrës 4

Kukës 2

Gjirokastër 2

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.