E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
M*ti ka marrë rrugët për… turizëm kudo…. epo sezon turistik de…!!!
Publik News

M*ti ka marrë rrugët për… turizëm kudo…. epo sezon turistik de…!!!

Golem! Sarande! Ksamil!
M*ti ka marrë rrugët për… turizëm kudo…. epo sezon turistik de…!!!

Ksamil/ Në kulmin e sezonit turistik nga Ksamili vijnë pamje të frikshme që do tmerronin çdo pushues. Ndonëse nuk dihen ende përgjegjësit e ndotjes masive, ujërat e zeza kanë pushtuar bregdetin në plazhin “Gjiri Poda” tek “Tre ishujt” në Ksamil.

Shpërthimi i ujërave të zeza në qendër të Golemit të poshtëm (bregdet) ka bërë që një sipërfaqe e konsiderueshme e brezit të rërës të pushtohet nga fekalet. Ujërat e ndotura lundrojnë mbi sipërfaqen e rërës në bregdet, duke ndotur ambientin përreth dhe lëshuar një ere të keqe, e cila do të largonte në çast çdo pushues. Shkak për këtë situatë është bërë një defekt teknik në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza të zonës së Golemit të poshtëm, të cilat derdhen në impiantin e Qerretit.

Ujërat e zeza vijojnë të derdhen në brezin e rërës, duke kërcënuar seriozisht pushuesit që ndodhen këtu pranë. Edhe pse rrezikojmë, ne qëndrojmë këtu, sepse është plazh publik. Nëse shkojmë më tutje, duhet të paguajmë. Kjo është situatë e papranueshme, për më tepër burim epidemie. Golemi e kishte zgjidhur problemin e ujërave të zeza, mos ta prishin imazhin e kësaj zone vetëm për një defekt teknik”, shprehen qytetarët.

Pushuesit janë larguar të frikësuar por dhe tejet të inatosur sot nga plazhi i Sarandës, për shkak të ndotjes së detit.

Shkak për largimin e pushuesve janë bërë ujërat e zeza, të cilat kanë kanë shpërthyer nga të gjitha anët dhe po derdhen në det, duke krijuar ndotje masive.

Vlen për tu theksuar fakti që vetëm pak muaj më parë në Sarandë përfundoi një investim disa milionë euro për rrjetin e kanalizimeve, ku KLSH kishte kontatuar një dëm ekonomik prej 1.3 miliardë lekë të vjetra dhe për këtë ka kallëzuar penalisht disa drejtues në Bashkinë Sarandë.
Meqë nuk konkurojmë dot me turizëm ekologjik, ekzotik, agro-kulturor, familjar, rinor, mjekësor… zhvillojmë turizmin Bio-FEKAL!!!! Dhe që ta dini: është BIO! Asnjë lloj “përpunimi”… “Home made”

Nuk ka emision as nga CNN edhe as nga televizionet me mira qe e shpelan M*tin qe ka shperthyer keto dite ne zonat turistike te vendit tone. Edhe ne Dhermi te pakten dy hotele derdhin fekalet ne det.  Ne akoma nuk kemi disiplinuar m*tin dhe kerkojme edhe turizem. Si ne cdo fushe edhe ne turizem patjeter qe do te “shkelqejme”…  Ne fund te fundit qente le te lehin ne ecim perpara si gjithmone : te dhjere por krenare!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.