E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mund të helmoheni, këto janë disa ushqime të ngrira që bëni mirë t’i shmangni
Publik News

Mund të helmoheni, këto janë disa ushqime të ngrira që bëni mirë t’i shmangni

Për ata që janë shumë të zënë dhe për përtacët që zgjedhin t’i bjenë shkurt, ushqimet e ngrira janë zgjidhja e duhur.

Sipas një studimi, në vetëm 3 vjet, qytetarët e SHBA-ve kanë shpenzuar mbi 53 miliardë dollarë për ushqime të ngrira, duke i kthyer në një nga produktet më të njohura ushqimore në treg. Por, çdo gjë lehtësisht e arritshme zakonisht vjen me pasojat e veta. Në fund të fundit sa të sigurta janë këto ushqimet e ngrira?

Për t’ju ndihmuar që të sqaroni mendimet, ne kemi bërë një listë të ushqimeve duke i ndarë në të sigurta dhe jo të sigurta.

Jo i sigurt: Peshk i pjekur

Peshku i prodhuar në masë përmban shumë vajra palme, duke rritur agjentët e rrezikshëm. Ky produkt ka gjithashtu kripë dhe sheqer të shtuar. Pra, mirë do ishte që peshkun ta gatuanit vetë.

Jo e sigurt: Pula

Nga të gjitha llojet e mishit, ai i pulës mund të duket më pak i dëmshmi, megjithatë, për supermarketet tona, prodhuesit mund ta pompojnë deri në 5 herë masën e tij me ujë dhe aditivëve. Uji, kur të ngrirë do të formojë kristale, duke copëtuar strukturën e mishit. Së bashku me të gjitha këto, aditivët nuk janë kurrë të shëndetshme.

Jo të sigurta: Pasta të gatuara

Të gjithë e dimë që është joshëse të kapësh një pjatë makarona të përgatitur nga një raft në dyqan që pas dy minutave nxehje është e gatshme. Por merrni parasysh që makaronat e pabëra duan deri në 10 min për t’u zjerë dhe pastaj ju mund të shtoni ndonjë gjë që ju pëlqen në vend të tresni vaj palme e yndyra të pashëndetshme.

I sigurt: Brokoli

Brokoli nuk humbet shumë nga vlerat e tij gjatë procesit të ngrirjes.

Të sigurta: Bizelet

Bizelet e ngrira të gatuara i mundin bizelet e freskëta në nivelet e tyre të beta-carotenit dhe humbasin vetëm 10% të acidit askorbik gjatë procesit të ngrirjes.

I sigurt: Spinaqi

Humbet vetëm 30% të acidit gjatë ngrirjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.