Mungoi në Kuvend / Artan Hoxha zbulon ‘mashtrimin e madh’ të Sali Berishës: Ja pamjet që e nxjerrin “blof”
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet e fundit politike.
Hoxha shkruan për bojkotin e ish-kryeministrit Sali Berisha sot në Parlament.
POSTIMI I PLOTË
Marshalli mbetet i madh per zotin!!!
“Nuk shkoj ne parlament- thote, per te pritur presidentin turk Erdogan, sepse ai ka ndihmuar ne fushaten elektorale te 25 prillit 2021 Edi Ramen, duke ndertuar falas spitalin rajonal te Fierit per 60 dite”….🤣🤣🤣
Hapu dhe te futemi!!!
Nderkohe, te enjten e 25 qershorit 2009, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, jo vetem vizitoi Shqiperine, por bashke me kryeministrin Berisha inauguruan Rrugen e Kombit, pikerisht ne tunelin e Kalimashit.
Kryeministri Berisha ne ate kohe, u shfaq ne nje ceremoni madheshtore, sebashku me presidentin Erdogan, duke prere shiritin e autostrades Durres-Morine, tenderi i seciles u fitua nga kompania amerikane Bechtel dhe punimet u kryen nga kompania turke, ENKA.
Ceremonia u krye para slloganit te PD-se ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009, “Shqiperia po ndryshon”.
Qe te jemi korrekt, kete qe beri sot Rama, Berisha e ka bere te enjten e nxehte te 25 qershorit 2009, madje tre dite me pas, fitoi mandatin e dyte edhe me ndihmen e kater mandateve te “arta” te LSI.
Keshtu qe motivi i mungeses se Sali Berishes sot pasdite ne Kuvendin e Shqiperise, duket qesharak.
Ca me teper po te kujtojme se ndihma qe i dha Erdogan, Berishes, vetem 3 dite para zgjedhjeve ne vitin 2009, duke ardhur personalisht per te inauguruar “Rrugen e Kombit”, eshte shume me e madhe se spitali i Fierit, te cilin Erdogan, ja beri dhurate Rames per zgjedhjet e 25 prillit.
Prandaj marshall, na thuaj ku te ka mbetur “hatri” dhe si eshte e verteta pse nuk shkove sot ne Kuvendin e Shqiperise te prisje “byrazerin” Erdogan, qe ka qene vellai jot, shume kohe perpara se te behej vellai i Rames???!!!
Keto perrallat me nderhyrje te Erdogan ne zgjedhjet politike shqiptare ne ndihme te Rames, tregoi ne foltore, sepse ne te tjeret ende nuk na eshte fshire kujtesa prej Covid-19….
Ne foto:
1)-Kryeministri Berisha dhe presidenti turk Erdogan duke prere shiritin e Rruges se Kombit me 25 qershor 2009.
2)-Berisha dhe Erdogan ne hyrje te tunelit te Kalimashit, pozojne para slloganit te PD ne fushaten zgjedhore te 28 qershorit 2009.
3)-Lajmi qe tregon pse Berisha nuk do te pres Erdogan ne parlament.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



