Mungon ujë në spitale edhe pse në kohë pandemie
Zëdhënësja e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Jonada Cenolli ka konfirmuar lajmin për mungesën e ujit në spitale. E pyetur në lidhje me faktin se spitali kishte mungesë furnizimi me ujë një ditë më parë, Jonada Cenolli shprehet se për gjashtë orë e gjysmë QSUT nuk ka pasur ujë, për shkak të punimeve në linjë.
Sipas zëdhënëses, problemi me ujin është rregulluar një natë më parë në orën 22:30.
“Pershendetje. Për shkak të punimeve në linjë, ditën e djeshme prej orës 16:00 ka patur mungesë me furnizimin e ujit në QSUNT. Problemi me ujin është regulluar që dje në orën 22.30. U morën masat që mungesa e ujit mos kishte probleme serioze për pacientët. Ditë të mbarë!”– shkruan zëdhënësja Jonada Cenolli.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



