E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Murrizi i kërkon Alibeajt: Bëj transparencë për fondet e fushatës së PD-së
Politikë

Murrizi i kërkon Alibeajt: Bëj transparencë për fondet e fushatës së PD-së

Ish-deputeti demokrat, Muslim Murrizi, ka folur me tone të ashpra për Enkelejd Alibeajn, përsa i përket deklaratës së këtij të fundit për financimin e takimit për hapjen e fushatës së PD-së.

Murrizi tha në  emisionin e Çim Pekës se një hajdut i parave të KQZ-së s’mund të kërkojë llogari për paratë e hapjes së fushatës së opozitës në “Air Albania”.

Ai thekson se është një ndër personat që ka dhënë para për fushatën elektorale të PD-së.

“Të ikësh si hajdut vule me 1 milionë e 300  mijë euro që ti jep KQZ-ja në xhep, dhe të kërkosh hesap se ku i gjete lekët e flamujve. Po unë kam dhënë 5 lekë, po e them unë, se kam që në 1997 në opozitë dhe nuk kam marrë asnjë kokërr leku nga taksat e shqiptarëve. Kam bizneset e mia. 500 flamuj i kam blerë unë, e do blej sa të më teket mua. Do t’i marr leje Enkelejdit apo Erionit?

Unë nuk vjedh lekë inceneratorësh, lekë mbetjesh që duhet të paguash, 200 euro për të çuar një kamion me mbetje në Sharrë. Unë nuk bëj tendera, nuk kam firmosur asnjë prokurim publik edhe pse kam firmë ndërtimi”, theksoi ish-deputeti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.