E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Murrizi: Kjo video tregon se ku është katandisur shteti!
Sot

Murrizi: Kjo video tregon se ku është katandisur shteti!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka publikuar një video, e cila, sipas tij, tregon momentin kur shefi i Komisariatit të Krujës, Elton Shahini, dhunohet në mes të rrugës në Durrës. Përmes një reagimi të fortë, Murrizi ngre pikëpyetje mbi sigurinë publike, funksionimin e strukturave shtetërore dhe mungesën e një denoncimi për ngjarjen.

Statusi i plotë:

Kjo video tregon se ku është katandisur shteti.

Ky me motor, të cilin e rrahin në mes të rrugës në Durrës, para një muaji, si gomarin në duhan, është shefi i Komisariatit të Krujës, Elton Shahini, dhe ish-shef i Komisariatit nr. 1 në Tiranë.

Ky që e rreh, siç duket, duhet të ketë “të drejtë”, sepse ndoshta i ka zënë rrugën ose mund ta ketë “vartës”, nëse është pjesë e “strukturave” që e kanë emëruar.

Ndoshta është edhe oficer i SHISH-it të “Trëndafilit”, Vlora Hyseni, dhe ka marrë “urdhër” që t’ia fikë “radarin” shefit të Komisariatit të Krujës.

Eh, ku jemi katandisur!

Kur rrihet në mes të rrugës një shef komisariati, vaj medet çfarë sigurie do t’u ofrojë kjo polici qytetarëve!

Dhe jo vetëm që e ka rrahur, por, siç duket, nuk e ka lënë as të bëjë denoncim.

Bela e madhe kur je i emëruar dhe i promovuar nga klane të pista apo nga bota e krimit: edhe të rrahin, edhe nuk të lënë të “qash”.

Me siguri, SHISH-i i Durrësit duhet të ketë “bërë” raport për këtë ngjarje “argëtuese” për qytetarët që ishin të pranishëm në atë moment “pikant”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.