E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Murrizi-Peleshit: Kapërceve ylberin, ishe kryetar i PD por ike sepse…
Lajme

Murrizi-Peleshit: Kapërceve ylberin, ishe kryetar i PD por ike sepse…

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, dhe deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi kanë debatuar sot për përmbytjet në vend.

Por gjatë debatit, deputeti demokrat Myslim Murrizi i ka kujtuar ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi kohën kur ka qënë kryetar i Partisë Demokratike në Korçë, duke thënë më pas se Peleshi ishte larguar se përse nuk e kandidoi PD për kryetar Bashkie.

“Deri në 2013 jeni marrë me pasojat dhe dëmshpërblimet nuk i keni dhënë. Shqipëria ka filluar të merret me shkakun pas 2013”, tha Peleshi në studion e Neës 24.

Por Murrizi duke iu përgjigjur i tha: po flisni si Enver Hoxha në 38, nga ‘91 deri më tani ne kemi qeverisur 13 vite kurse ju 14 vite.

Në vijim ai e ka pyetur, Peleshin nëse ka ardhur në studio nga PS apo jo.

“Po nga PS kam ardhur, po të isha i PD-së nuk do guxoja të vija”, tha Peleshi.

Ndërsa, Murrizi duke iu përgjigjur i tha: “ke qenë ti në krye të Partisë Demokratike, por të ngeli qefi për një kryetar bashkie.  Po ke qenë por nuk të vunë kandidat për bashki dhe ike. Tipe tipe është kjo punë , unë nuk e kapërcej ylberin, se nuk e kam qef, jam frikacak ti që e ke qejf kaloje”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.