E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mushkonjat kanë vrarë 52 miliardë njerëz deri më tani
Publik News

Mushkonjat kanë vrarë 52 miliardë njerëz deri më tani

Kur mendoni për kafshët më vdekjeprurëse në botë, me siguri mendoni për luanët, tigrat, arinjtë dhe bisha të ngjashme.

MUSHKONJA

 

Por Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve pretendon se kafsha që paraqet kërcënimin më të madh për speciet njerëzore nuk ka asnjë lidhje me kafshët e egra të rrezikshme – mushkonjat vrasin më shumë njerëz në botë se çdo kafshë tjetër!

Edhe pse nuk i konsiderojmë ato të rrezikshme por vetëm shqetësuese, lista e sëmundjeve vdekjeprurëse që mund t’ju infektojnë është mjaft e gjatë.

Disa nga më të njohurit janë malaria, virusi zika, ethet e dengos, chikungunya dhe virusi i Nilit Perëndimor, të cilat transmetohen nga kafshimet e mushkonjave dhe vrasin miliona njerëz çdo vit.

“Në 200,000 vitet e kaluara, në tokë kanë jetuar rreth 108 miliardë njerëz. Pothuajse gjysma ose rreth 52 miliardë për të qenë të saktë, janë vrarë nga mushkonjat,” tha Timothee Vanguard, autor i librit “Mushkonja: Historia e predatorit më vdekjeprurës të njerëzimit”./kp

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.