E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mziu : Fitoj edhe përballë Ramës
Publik News

Mziu : Fitoj edhe përballë Ramës

Deputeti demokrat i gatshëm të lërë mandatin për të garuar në zgjedhjet

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, u shpreh i gatshëm për të dorëzuar mandatin e deputetit dhe për të garuar në zgjedhjet e ardhshme lokale në bashkinë e Kamzës, nëse nuk do të gjendet një kandidat që garanton fitoren e opozitës.

Gjatë një interviste të dhënë për Ora News këtë të mërkurë, Mziu nuk hezitoi të fshehte dhe pendesën për bojkotin e zgjedhjeve lokale në vitin 2019, duke ia lënë të gjitha bashkitë maxhorancës.

Ai tha se nëse nuk ka një kandidat që garanton fitoren e bashkisë së Kamzës ai vetë do të heqë dorë nga mandati i deputetit për të garuar.

Ai shtoi se personalisht mund të garantojë fitoren në Kamëz edhe përballë kryeministrit Rama.

“Pengu im në këto 32 vite ka qenë viti 2019 sepse gjithë ato kryetarë bashkie që kanë fituar në 2015 kanë qenë vërtetë heronj, dhe që ta lesh mandatin sikurse e lamë në 2019 ishte skandaloze. Mbase duhet ta kishim vazhduar sepse qytetet tashmë nuk do të ishin në dorë të Ramës.

Unë jam i fokusuar në qarkun e Dibrës sepse është ndër qarqet më të diskriminuara nga Rilindja të vendit. Do të mundohem të jap maksimumin tim. Unë jam një ndër themeluesit e qytetit të Kamzës, nëse vërtetë nuk do të ketë një kandidat që garanton fitoren e opozitës, unë do të lë mandatin e deputetit për ta mbajtur Kamzën në kampin blu. Garantoj fitoren edhe përballë Ramës”, tha Mziu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.