‘Na kopjon dhe na sulmon nga vila e tij 2 milionë euro në Surrel’, Bardhi: Po adopton masat e propozuara nga PD
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka reaguar në lidhje me masat e ndërmarra nga kryeministri Edi Rama, në kuadër të frenimit të përhapjes së koronavirusit.
Gazmend Bardhi, përmes një postimi në ‘Facebook’, thotë se Rama edhe i kopjon, duke adoptuar masat e propozuara nga PD, por edhe i sulmon nga vila e tij e shtrenjtë në Surrel.
Sipas Bardhit, kopjimi nuk është problem, por e mira është që të zbatohen të gjitha masat, një orë e më parë.
Statusi i plotë
Edhe na kopjon, edhe na sulmon! Nga vila e tij 2 milionë euro në Surrel, Edi Rama, i papërgatitur dhe pa ide, hedh ndonjë batutë të lodhur në tëitter para se të adoptojë masat e propozuara nga PD.
Të kemi thënë që ditën e parë: ne nuk e kemi problem që ti merr dhe zbaton masat e propozuara nga Lulzim Basha, përkundrazi. Në këto kohë të vështira ne po të kërkojmë publikisht të zbatosh të gjitha propozimet tona dhe pa asnjë vonesë të mëtejshme. Sot betejën nuk e ke me opozitën, por me koronavirusin.
Prandaj pa humbur më kohë nga komplekset, fillo zbatimin e tyre një orë e më parë. Sa më shpejt t’i zbatosh të gjitha, aq më mirë do të jetë për çdo shqiptar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



