E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Naftëtarët para ministrisë së Gjiknurit, kërkojnë rrogat e 12 muajve
Lajme

Naftëtarët para ministrisë së Gjiknurit, kërkojnë rrogat e 12 muajve

Nis protesta e naftëtarëve, disa përfaqësues në takim me ministrin Gjiknuri

Protesta e naftëtarëve të Ballshit dhe Fierit ka vazhduar ditën e sotme, ata janë mbledhur para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Teksa dhjetëra protestues janë mbledhur para ministrisë, një përfaqësi e tyre, 6 naftëtarë kanë zhvilluar një takim me ministrin Damian Gjiknuri.

Ata thonë se “kërkojnë veprimin e qeverisë për pagat”, ndërsa shtojnë se janë të vendosur në kërkesat e tyre, dhe për këtë “qeveria duhet të zbatojë ligjet”.

Naftëtarët e Ballshit dhe Fierit nuk kanë marrë pagesat e 12 muajve, dhe prej disa ditësh kanë filluar protestat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.