E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nami i karburantit të lirë në portet shqiptare mbërrin deri në Kinë
Bota

Nami i karburantit të lirë në portet shqiptare mbërrin deri në Kinë

miliarderi Richard Liu ankoron superjahtin në Durrës

Nami se portet shqiptare janë kthyer në një “parajsë” të karburantit të lirë për jahtet e pasanikëve të globit duket se ka mbërritur deri në Kinë.

Biznesmeni dhe miliarderi kinez Richard Qiangdong Liu është ankoruar këtë të martë në Portin e Durrësit me superjahtin M/Y “Deep Blue”, rreth 134 metra të gjatë.

Sipas të dhënave të siguruara, ndalesa në Shqipëri lidhet edhe me furnizimin e superjahtit me rreth 300 mijë litra karburant, përpara se mjeti luksoz lundrues të vijojë rrugën drejt Sardenjës, në Itali.

Portet shqiptare janë bërë vitet e fundit një pikë tërheqëse për jahtet luksoze edhe për shkak të regjimit fiskal të favorshëm për furnizimin me karburant të mjeteve lundruese që plotësojnë kushtet përkatëse.

Richard Qiangdong Liu njihet si një prej sipërmarrësve më të pasur të Kinës. Por miliarderi nuk njihet vetëm për pasurinë. Mediat kineze kanë raportuar edhe për traditën e tij të dhurimit të parave për të moshuarit e zonës së tij të origjinës. Çdo Vit të Ri Kinez, ai u ka shpërndarë nga 10 mijë juanë, rreth 1,400 dollarë, banorëve mbi 60 vjeç të fshatit të tij të lindjes.

Dhe, ndërsa superjahti 134-metërsh furnizohet në Durrës për të vijuar më pas drejt brigjeve italiane, historia të kujton një fjalë të urtë kineze:

“Oqeani është mbreti i të gjithë lumenjve, sepse qëndron një nivel më poshtë dhe mbledh të gjitha ujërat e tyre.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.