E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nantes ankohet në FIFA, pasi Cardiffi nuk pagoi për blerjen e Salas
Sport

Nantes ankohet në FIFA, pasi Cardiffi nuk pagoi për blerjen e Salas

Nantes është ankuar zyrtarisht në FIFA, organin qeverisës të futbollit botëror, pasi që Cardiff City nuk e bëri pagesën e parë për transferimin e Emiliano Salas, i cili ishte blerë për 17 milionë euro.

Sulmuesi argjentinas u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori të Cardiffit, kur u transferua më 19 janar, por ai vdiq vetëm dy ditë më vonë, kur aeroplani me të cilin po udhëtonte nga Nantes në Cardiff u rrëzua mbi Kanalin Anglez.

Nantes i kishte shkruar Cardiffit në fillim të këtij muaji, duke i kërkuar që të bëhen tri pagesat e parë, por klubi i Premierligës deklaroi se do ta bëjë këtë gjë vetëm kur të përfundojnë hetimet për vdekjen e Salas.

Por, më vonë, klubi anglez kishte bërë të ditur se ata do të tregohen “të ndershëm” dhe do të paguajnë nëse marrëveshja i detyron ta bëjnë një gjë të tillë. Javën e kaluar, dy klubet u paguan që Cardiffi ta paguajë pjesën e parë të parave deri më 27 shkurt.

Megjithatë, drejtuesit anglezë nuk e bënë këtë pagesë brenda afatit kohor dhe tani Nantes ka kërkuar që FIFA të përfshihet në këtë rast. Një deklaratë e lëshuar nga FIFA e konfirmoi se klubi francez është ankuar.

“Ne mund ta konfirmojnë se e kemi marrë një ankesë dje, nga FC Nantes, që pretendon se Cardiff City nuk iu ka përmbajtur marrëveshjes për transferimin e Emiliano Salas”, shkruhet në njoftimin e lëshuar nga FIFA.

“Ne jemi duke e shikuar më thellë këtë problem dhe për këtë arsye, për momentin, nuk kemi asnjë koment tjetër për këtë rast”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.