E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Napoli befason Interin në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë
Publik News

Napoli befason Interin në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë

Golin e vetëm të kësaj përballjeje e shënoi spanjolli Fabian Ruiz në minutën e 57-të, pas një lëvizjeje të zgjuar jashtë zonës dhe një goditjeje të kalibruar të topit që përfundoi aty ku nuk mund ta arrinte Padelli.

Në fakt, tifozët zikaltër kishin pritshmëri të tjerë për këtë sfidë, aq më tepër që skuadra e Contes vinte pas asaj fitoreje spektakolare me përmbysje ndaj Milanit, por duket që impenjimi i madh fizik në derbi ka ndikuar në formën fizike.

Gjatë pjesë e parë u afrua fillimisht golit Dries Mertens, por topi i goditur prej tij përfundoi jashtë.

Lautaro Martinez tentoi me kokë pak minuta më vonë (17’), por topi kaloi paska mbi tra.

Skuadra iu drejtuan dhomave të zhveshjes pas një pritjeje të Padellit ndaj tentativës së Zielinskit.

Goli i shënuar nga Fanian Ruiz në fraksionin e dytë i dha mundësi Napolit të mendonte më shumë për mbrojtjen, duke siguruar në fund një fitore minimale, por me shumë peshë, që duhet ta ruajë në takimin e kthimit në “San Paolo”.

Në këtë sfidë Gennaro Gattuso nuk kishte grumbulluar për arsye pezullimi Elseid Hysaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.