E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Napoli kampion dimëror/ Benevento bën mrekullin ndaj Sampit. Immobile ‘poker’
Lajme

Napoli kampion dimëror/ Benevento bën mrekullin ndaj Sampit. Immobile ‘poker’

Nuk ka të ndalur ekipi i Sarrit, pasi kësaj radhë kalon pa probleme edhe pengesën Verona. Sfida përfundoi me fitoren 2-0 të napolitanëve dhe golat u shënuan nga Kulibali dhe Kajehon. Me këtë fitore Napoli ruan vendin e parë, dhe shkëputet me 4 pikë nga Juventusi, që do të luajë në mbrëmje ndaj Kaliarit. Elseid Hysaj luajti për 90 minuta në këtë sfidë.

Benevento e Ledian Memushajt dhe Berat Xhimshitit vazhdon të bëjë mrekullia. Duket sikur kjo skuadër ka rilindur. Ndërsa tre javë më parë kjo skuadër komentohej negativisht për shkak të rezultateve negative, me dy fitoret e fundit ka befasuar jo pak. Protagonist në këtë takim ishte Coda që realizoi 2 gola, pasi goditi 2 herë shtyllën. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Caprari-t. Në fund shënoi për vendasit golin vendimtar Brignola, ndërsa Sampi shkurtoi rezultatin me Koënacki.

Ndërkohë Lazio triumfoi me goleadë në fushën e Spal-it me rezultatin 2-5. Në këtë takim Ciro Immobile ishte i papërmbajtshëm, duke realizuar poker golash. Thomas Strakosha si gjithnjë luajti që nga minuta e parë, ashtu si edhe dy kuqezinjtë e tjerë në suksesin 3-2 të Benevento-s kundër Sampdoria-s. Bardhekaltrit janë në vend të katërt në renditje, në pritje të sfidës së Romës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.