Napoli kryesues rikthehet te fitorja
Napoli është rikthyer te fitorja pas humbjes minimale ndaj Interit. Të besuarit e Lucciano Spallettit triumfuan 0-2 në Genoa ndaj Sampdorias.
Napoletanët humbën shansin e artë për të marrë epërsinë që në minutën e gjashtë, pasi Politano gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Gjithsesi, goli do vononte vetëm pak minuta, pasi Osimhen do tregonte klasin e tij në zonë.
Rincon “tradhtoi” Sampin në fundin e pjesës së parë, ndërhyerje e ashpër ndaj Osimhen dhe karton i kuq. Në pjesën e dytë mjafton një gol i Elmas nga 11-metra, për të futur 3 pikët në kasafortë. Napoli kryeson kampionatin me 44 pikë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



