E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Napoli mposht kuqezinjtë dhe ndjek Interin
Lajme

Napoli mposht kuqezinjtë dhe ndjek Interin

Napoli fiton 2-1 ndaj Milan në “Diego Armando Maradona” në kryendeshjen e javës së 30 në Serinë A. Vendasit shënuan që në minutën e parë, pas një topi të marrë nga Di Lorenco, Politano tregoi aftësitë e tij sulmuese duke kaluar mbrojtësit e Milanit dhe dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 20, Lukaku dyfishoi shifrat për Napolin, belgu shënoi pas asistit të marrë nga Billi Gilmur, i cili përfitoi nga nja pasiguri dhe humbje e topit e lojtarëve të Milanit. Ky ishte goli i 400 në karrierë për Romelu Lukakun, një shifër vërtet për t’u duartrokitur. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-0.

Në minutën e 67, Milani humbi mundësinë e artë për të ngushtuar shifrat. Teo Hernandez depërtoi bukur brenda zonës dhe u pengua nga Frenk Anguisa, arbitri dha penallti për kuqezinjtë. Santiago Gimenez gaboinga pika e bardhë e penalltisë, goditja e tij u ndal me sukses nga Meret.

Holandezi e shleu gabimin pak minuta më vonë, ku pas një asisti fantastik të Teo Hernandez, Gimenez dërgoi topin në portën e mbrojtur nga Meret. Shifrat nuk ndryshuan deri në fund, Napoli fiton 2-1 dhe nuk i ndahet Interit. Zikaltrit kryesojnë me 67 pikë, Napoli i dyti me 3 pikë më pak.

Përsa i përket Milanit, kuqezinjtë renditen në vendin e 9 me 47 pikë, larg çdo objektivi për këtë sezon.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.