E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Narkotrafikanti Leonard Shakaj bëri fushatë për  Damian Gjiknurin në Vlorë!
Lajme

Narkotrafikanti Leonard Shakaj bëri fushatë për Damian Gjiknurin në Vlorë!

Leonard Shakaj, i arrestuar në Vlorë për llogari të autoriteteve italiane në kuadër të operacionit ‘Ura’ për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë dhe heroinë nuk është një personazh i panjohur, të paktën në Shqipëri.

Nga informacionet rezulton se Leonard Shakaj, i cili u arrestua në Vlorë gjatë këtij operacioni, rezulton të jetë djali i kreut të Njësisë Administrative Novoselë.

Image

Sipas informacioneve, Leonard Shakaj, një personazh i botës së krimit ka punuar me drejtuesin politik të PS në Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknurin për llogari të socialistëve.

Burime bëjnë me dije se trafikanti i narkotikëve, Leonard Shakaj  ka qenë gjatë gjithë kohës në fushatën e PS në zgjedhjet e 11 majit, si numërues dhe vëzhgues gjithashtu.

Përfshirjen e tij në fushatën elektorale të PS në Vlorë, si duket askush nuk e ka pikasur, pasi është një tregues i qartë se përse urdhër-arrestet ndaj trafikantëve shqiptarë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, nuk u ekzekutuan përpara zgjedhjeve të 11 majit, edhe pse ato u lëshuan më 30 prill nga GJJKO pas kërkesës së SPAK që më 19 mars.

Përfshirja e botës së krimit në fushatën e PS, nuk është rast sporadik, pasi tashmë edhe opozita ka akuzuar vazhdimisht Ramën se ka siguruar vota përmes bandave kriminale dhe falë mbështetjes së tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.