E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndahet nga jeta aktori i njohur Andon  Qesari
Publik News

Ndahet nga jeta aktori i njohur Andon Qesari

Aktori i njohur shqiptar Andon Qesari është ndarë sot nga jeta në moshën 78-vjeçare. Ai u nda nga jeta mëngjesin e të shtunë, më 13 shkurt, pas një sëmundje të gjatë, e cila e kishte rënduar shumë në vitin e fundit. Lajmin e ka bere me dije djali i tij, Edon Qesari ne nje postim ne rrjetet sociale, ku shkruan:

Të dashur miq e të njohur, Sot në mëngjes, pas një sëmundje të gjatë, e cila e kishte rënduar dhe sfilitur shumë në vitin e fundit, i dashuri babai im ANDON QESARI u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare. Dashuria e Tij e pamat për ne, familjarët dhe njerëzit e tij të afërt, përpjekjet për të na dhënë një jetë me dinjitet dhe begati, pasioni i vyer artistik që e shoqëroi gjatë gjithë jetës dhe shënoi një karrierë të paharrueshme në teatrin shqiptar dhe studimin e artit, humori i hollë që e spikaste, janë trashëgimi më i çmuar që na la. Të dua Ba’ dhe mirupafshim në një jetë më të mirë… andon qesari

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.