E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar (Emri+Foto)
Lajme

Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar (Emri+Foto)

Bota e muzikës shqiptare ka humbur një tjetër emër të dashur. Këngëtari dhe kompozitori korçar Nonda Kajno është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare.

I lindur më 18 gusht 1945 në Korçë, Kajno u formua artistikisht në Liceun Artistik “Tefta Tashko Koço”, duke hedhur hapat e parë në jetën kulturore të qytetit të tij përmes serenatës dhe këngës qytetare korçare, që do ta shoqëronin gjatë gjithë karrierës.

Më vonë, ai vijoi të kontribuonte si kompozitor, duke sjellë krijime origjinale që mbetën në kujtesën e publikut.

Ndër më të njohurat janë:

“Për ty o Korça ime”,
“Ah sa të kam dashur”,
“Pra zgjohu vajza ime”.

Me ndjeshmërinë e tij muzikore dhe përkushtimin ndaj traditës korçare, Nonda Kajno u bë një zë autentik i qytetit të serenatave, duke lënë pas një trashëgimi që do të jetojë gjatë në kulturën shqiptare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.