E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndahet nga jeta Doktor Agim Sallaku
Lajme

Ndahet nga jeta Doktor Agim Sallaku

Vetëm pak kohë më parë Doktori, u rikthye në pavionin e onkologjisë, ku u organizua një festë për triumfin e tij me sëmundjen, por jeta është e pabesë dhe vetëm një fije e ndan nga vdekja. në një spital në Stamboll, emblema e diagnozës në spitalin onkologjik të Tiranës, Agim Sallaku

Dr. Agim Sallaku, Prof.Asc., është lindur në Tiranë në vitin 1956. Shkollën 8-vjeçare dhe të mesme e ka ndjekur në këtë qytet ku edhe është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, si mjek i përgjithshëm, në vitin 1981.

Në Dhjetor të po këtij viti u emërua mjek pranë Departamentit të Radioterapisë në Shërbimin e Onkologjisë. Formimin profesional e ka vijuar me ndjekjen e studimeve pas universitare duke i bashkëngjitur dhe mbrojtjen e gjuhëve të huaja sipas kërkesave të kohës.

Në vitin 1990 mori detyrën e Shefit të Departamentit të Radioterapisë dhe prej vitit 1992 e në vazhdim ka kryer një sërë kursesh specializimi në fushën e radioterapisë onkologjike në shtete të ndryshme.

Prof.Asc. Agim Sallaku mban gradën Doktor i Shkencave prej vitit 1997 dhe titullin Profesor i Asociuar (2009), ndërkohë ishte në proçes mbrojtjeje të titullit Profesor Doktor. Kontributi i tij është i njohur në lëmin e literaturës mjekësore shqiptare si autor dhe bashkautor i shumë librave dhe teksteve mësimore në fushën e onkologjisë për studentë, postuniversitarë dhe mjekë, si dhe shumë artikujve shkencore në revista lokale dhe të huaja apo referateve në vend dhe jashtë tij.

Dr. Agim Sallaku, Prof.Asc., është dekoruar me Çertifikatën e Mirënjohjes nga Ministria e Shëndetësisë me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë dhe si një ndër figurat më aktive në fushën e onkologjisë shqiptare nën mbikqyrjen e tij janë organizuar mbi 40 Konferenca Shkencore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.