NDAHET NGA JETA IKONA E TELENOVELAVE MEKSIKANE
Aktorja spanjolle, Edith Gonzalez, e njohur nga publiku shqiptar për rolin e ‘Salomes’ ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Ajo u diagnostifikua me kancer tre vite më parë dhe nuk ka mundur të fitojë dot betejën me sëmundjen e rëndë.
Gonzalez ka lënë pas një vajzë 15-vjeçare dhe bashkëshortin Loerzo Lazo Margain, me të cilin u martua në vitin 2010.
Lajmi i ndarjes së saj nga jeta ka trishtuar shumë fansat e telenovelave meksikane dhe jo vetëm.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



