E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndahet nga jeta ish-ministri Engjêll Dakli
Publik News

Ndahet nga jeta ish-ministri Engjêll Dakli

 Ish-ministri i PD-së Enjgjëll Dakli është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur Aleksandër Meksi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ai humbi jetën në një klinikë në Turqi ku kishte shkuar për t’u kuruar ndaj Covid-19. Por me gjithë përpjekjen e mjekëve, ai nuk ka mundur që të mbijetojë.

Ai ka mbajtur poste të rëndësishme gjatë karrierës së tij politike.

“Me hidhërim të thellë njoftoj miqtë e mi se ka ndërruar jetë Enjgjëll Dakli, një njeri në kuptimin e plotë të fjalës, i ndershëm në jetë e në punë ,specialist i aftë në fushën e tij si inxhinjer e në termoenergjitik, fjalëpak e modest. Ishte një demokrat real që e deshte përparimin e vendit.

Jam njohur me të kur ishte deputet (1992-1997), por sidomos kur u bë pjestarë i Qeverisë si Ministër i Punë, Përkrahjes Sociale dhe të Përndjekurve Politik (4.12.1994-!!.7.1996). Për mua e kreu me përkushtim, e ndershmëri   e më së miri atë detyrë në ato kohë të vështira. E vazhdoj veprimtarinë politike e administrative si kryetar i Bashkisë së Elbasanit (1996-2000) e më vonë në detyra të tjera sipas profesionit të tij.

Gjatë viteve e kam takuar shpesh e bisedonim me qejf e kënaqësi.

Koha kalonte e unë e kujtonja shpesh për një episod, sipas meje të dhimbshëm. Një ditë diku pas 2005 më telefonoi e më tha se deshte diçka prej meje…e lamë takimin e duke pi kafe folëm pë gjithçka por  e pash se   nuk po më thoshte çfarë deshte prej meje dhe e pyeta.

Me shumë vështirë  duke ju dridhur zëri e me sytë ulur më kërkoi një rekomandim që të mund të punonte në një nga Ministritë (e PD) si specialist . Kur mbaroi ishte thuajse i përlotur i thashë i emocionuar , për ta qetësuar, se  a pi ujë firma ime…, e qetësova dhe    e kryem si i duhej atij. Këtë episod e kujtoj shpesh kur flitet për  vlerësime e për kontribute dhe ishte mendimi i parë pas hidhërimit e trishtimit nga lajmi i kobshëm për vdekjen e tij”,-shkruan Meksi.

Kush ishte Ëngjëll Dakli:

Ëngjëll Dakli u lind me 15 mars 1955 në Elbasan.

Në vitet 1973 – 1978 ndjek Fakultetin e lnxhinierisë Mekanike në UT.

Në vitet 1977 – 1981 ishte inxhinier në Kombinatin Metalurgjik Çeliku i

Partise”‘.

Në vitet 1981 {shtator} – 1990 {dhjetor} ishte inxhinier në Institutin e

Kërkimeve Metalurgjike.

Në vitet 1991 (janar) – 1992 (gusht} drejtor në Institutin e Kërkimeve Metalurgjike.

Nga viti 1981 e në vazhdim pedagog i jashtëm në Departamentin Termoergjitik të UPT.

Në vitet 1993 (janar) – 1995 (dhjetor} Kryetar i Delegacionit Kuvendor Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Detit te Zi.

Në vitet 1994 – 1996 Ministër i Punës dhe Përkrahjes Sociale dhe ish- të Përndjekurve Politike.

Në vitet 1996 – 2000 Kryetar i Bashkisë Elbasan.

Në vitet 2000 – 2007 anëtar i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, përfaqesues i PD.

Në vitet 2001(mars) – 2003 (tetor) këshilltar i projektit të Korridorit Paneuropian 8.

Në vitet 2003 – 2008 mbikëqyrës në lnstitutin e Kërkimeve Urbanistike të USAID

Në vitet 2009 – 2013 specialist në Drejtorinë e Koordinim – Zhvillimit në Qarkun e Elbasanit.

Bashkia Elbasan i ka dhënë titulli “Qytetar Nderi” z. Engjëll Dakli me motivacionin “Për kontribute të shquara si Kryetar i Bashkisë Elbasan në vitet 1996-2000 për modernizimin e qeverisjes vendore dhe për projekte për zhvillimin rajonal të Elbasanit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.