E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndahet nga jeta krijuesi i Tomi dhe Xherrit
Publik News

Ndahet nga jeta krijuesi i Tomi dhe Xherrit

Krijuesi dhe regjisori i filmit vizatimor “Tom and Jerry”, është ndarë nga jeta. Gene Deitch ka humbur sot jetën në moshën 95-vjeçare, në shtëpinë e tij, në Pragë.

Deitch është një nga regjisorët më të mirë të filmave të animuar dhe njihet si fitues i çmimit “Oscar”.

Deitch drejtoi 13 episode të filmit të animuar “Tomi dhe Xherri”, që mbërtheu para ekranit fëmijët për shumë vite.

Ai la pas bashkëshorten Zdenka Deitchová dhe tre fëmijë.

Shkaku i vdekjes së regjisorit nuk bëhet i ditur, por mediat ndërkombëtare shkruajnë se ai është gjetur pa ndjenja në apartamentin e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.