E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndahet nga jeta legjenda e komentimit të ndeshjeve të futbollit
Lajme

Ndahet nga jeta legjenda e komentimit të ndeshjeve të futbollit

Gazetaria sportive shqiptare është sot më e varfër. Rreth mesnatës së 20 dhjetorit, në moshën 91-vjeçare, u nda nga jeta Ismet Bellova – një emër i madh i mikrofonit, gazetarisë dhe publicistikës, një zë që u shndërrua në pjesë të pandashme të historisë së sportit dhe medias në Shqipëri.

Kush e ka dëgjuar qoftë edhe një herë, e ka të pamundur të mos jetë tronditur nga emocionet, të mos i jetë ngritur adrenalina e krenarisë dhe e dashurisë për sportin e për vendin.

Zëri i tij karakteristik dhe timbri i papërsëritshëm do të mbeten tashmë vetëm në fonotekën e Radio Tiranës dhe në arkivat sportive të RTSH-së. Por jehona e atij zëri do të vijojë të jetojë gjatë në kujtesën e miliona shqiptarëve.

Me ndarjen nga jeta të Ismet Bellovës, sporti dhe media humbën jo thjesht një profesionist të shquar, por një vlerë kombëtare, një pasuri të rrallë radiofonike dhe një shkollë të vërtetë gazetarie, që frymëzoi dhe formoi breza të tërë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.