E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndahet nga jeta luftëtari për pronat, Rrapo Hajredin Danushi
Publik News

Ndahet nga jeta luftëtari për pronat, Rrapo Hajredin Danushi

Ka ndërruar jetë sot Rrapo Hajredin Danushi, Kryetari i Shoqatës Kombëtare të të shpronesuarve “Pronësi me Drejtesi”, njoftoi Myshid Vorpsi, sekretari i shoqatës “Pronësi me drejtësi”. Rrapo Danushi nga viti 1991 ka luftuar për kthimin fizik të pronës së trashëguar tek i zoti sipas dokumentave të konfiskimit komunist dhe percaktimeve të qarta të Kushtetutës.

Në emër të pronarëve Danushi ka kërkuar që në fillim që Qeveria të kthejë tek i zoti pronën e grabitur dhe kompensim vetëm për pronat që janë tjetersuar për nevoja publike, por mentaliteti komunist kishte kapur politiken dhe i bente ligjet per te penguar kthimin e prones tek i zoti. “Rrapo në mënyrë të pa lëkundur ka refuzuar kompensimin që kanë ofruar politikanët për të maskuar hajduterinë dhe korrupsionin postkomunist me pronat.

Rrapo Danushi do të mbahet mend si patriot, burrë trim dhe i pakorruptushëm. Ai iku, duke lënë nje boshllek të madh, por ka lëne platformen që do ta plotësoje rrinia patriotike shqiptare. I paharruar vepra dhe emri tij”, shkruan ndr të tjera Gëzim Boçari, anëtar i shoqatës dhe një aktivist i të drejtave të pronarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.