Ndahet nga jeta në moshën 103-vjeçare legjenda e Hollywood-it, Kirk Douglas
Ishte djali i tij Michael ai i cili dha lajmin e dhimbshëm për të atin në një status të gjatë në Facebook, shoqëruar me foto të ndryshme të aktorit ndër vite.
“Me një dhimbje të thellë, vëllezërit e mi dhe unë njoftojmë se Kirk Douglas na la sot në moshën 103-vjeçare. Për botën ai ishte një legjendë, një aktor nga epoka e artë e filmave që jetoi mirë në vitet e tij të arta, një humanitar i cili u përkushtua në drejtësi dhe në kauzat që besonte vendosi një standard për ta aspiruar të gjithë ne.
Por për mua dhe vëllezërit e mi Joel dhe Peter ai ishte thjesht babi, për Catherine-n, një vjehrri i mrekullueshëm, për nipërit dhe mbesat e tij gjyshi i tyre i dashur, dhe për gruan e tij Anne, një burrë i mrekullueshëm.
Kirk bëri një jetë të mirë dhe la pas një trashëgimi në film që do të vazhdojë në brezat në vijim, dhe një histori si një filantrop i njohur që punoi për të ndihmuar publikun dhe për të sjellë paqe në planet. Më lejoni të përfundoj me fjalët që i thashë në ditëlindjen e tij të fundit dhe të cilat gjithmonë do të mbesin të vërteta. ‘Babi, të dua shumë dhe jam shumë krenar që jam biri yt’”.
Kirk Douglas ishte djali i dy emigrantëve rusë, i cili me punën dhe talentin e tij arriti të bëhej një prej aktorëve më të famshëm të Hollywood-it.
Ai ka luajtur në filma si “Spartacus”, “The Vikings”, “Champion” etj.
Douglas u nominua tre herë nga “Oscar” për aktorin më të mirë për filmat ‘Champion’, ‘The Bad and the Beautiful’ dhe ‘Lust for Life’.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



