E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndahet nga jeta në moshën 39-vjeçare prokurorja e Elbasanit
Lajme

Ndahet nga jeta në moshën 39-vjeçare prokurorja e Elbasanit

Ka ndërruar jetë në mënyrë të parakohshme, prokurorja Erida Kamka (Kokonozi). Hetuesja 39-vjeçare në Prokurorinë e Rrethit Elbasan ka ndërruar jetë ditën e sotme pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Lajmi është konfirmuar mëngjesin e sotë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të cilët kanë nisur një mesazh ngushëllimi për hetuesen.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpreh ngushëllimet e sinqerta për ndarjen e parakohshme nga jeta, në moshën 39 vjeçare, pas një sëmundje të gjatë, të prokurores Erida Kokonozi, e cila e ushtronte detyrën në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Elbasan. Zonja Kokonozi ka qenë një nga magjistratët e spikatur të sistemit të prokurorisë, e cila e ka nderuar figurën e prokurorit, duke treguar një shkallë të larte integriteti dhe profesionalizmi në ushtrimin e detyrës.

Komuniteti i prokurorëve do ta kujtojë znj. Kokonozi përherë me nderim, për kontributin e saj të çmuar në fushën e drejtësisë. U shprehim ngushëllimet tona familjareve dhe të afërmve, për ndarjen e saj nga jeta,” thuhet në njoftim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.