E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndahet nga jeta në moshën 59-vjeçare, gazetari dhe diplomati i njohur
Publik News

Ndahet nga jeta në moshën 59-vjeçare, gazetari dhe diplomati i njohur

Është ndarë nga jeta në moshën 59-vjecare nga një sëmundje e rëndë ish-gazetari dhe diplomati Myftar Gjana dhe ai do të përcillet për në banesën e fundit ditën e sotme në orën 13:00.

I ndjeri ishte ishte një nga drejtuesit kryesor të Lëvizjes studentore në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe pjesëmarrës në grevën e urisë së.

Gjimnazin e kreu në qytetin e Kukësit në vitin 1978, ndërsa studimet e larta i kreu në vitet 1986 – 1991 në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë. Nga viti 1991 – 1992 ka qenë kryeredaktor i gazetës “Kosova”, ndërsa në vitet 1992 – 1996 ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme si drejtor i Drejtorisë së Shtypit.

Në vitet 1993 – 1994 kreu Akademinë Mesdhetare të Studimeve Diplomatike në Maltë, ku fitoi edhe gradën “Master në Diplomaci”. Në vitet 1996 – 1997 ka punuar në Kuvendin Popullor në detyrën e Drejtorit të Departamentit të Informacionit dhe Dokumentacionit. Në vitet 2000 – 2001 ka punuar si administrator në Bibliotekën Kombëtare. Vitet e fundit ishte inxhinier në profesion të lirë.

Vepra të autorit

Elipsi i humbjes, poezi, 1993

Sa një pasthirrmë kam jetuar, poezi, 1995

Sa një pasthirrmë kam jetuar, poezi, ribotim i përmirësuar, 1997

Njeriu i sferës- 2006

Përkthime:

Arti i të dashuruarit, Erich Fromm, 1997

Origjinat e totalitarizmit, politologji, Hannah Arendt, 2001

Poezi të zgjedhura, David Lourens, 2002

Ese të zgjedhura, estetikë, Oscar Ëilde, 1998

Konflikti i qytetërimeve, politologji, Samuel Huntington, 2002

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.