Ndalën Milanin në ‘San Siro’, vlerësimet për Marash Kumbullën dhe Amir Rrahmanin
Bëhet fjalë për Marash Kumbullën e Amir Rrahmanin. Dyshja e Veronës dje ngriti një tjetër mur, ku u përplasën me radhë sulmuesit e Milanit.
Vlerësimet për secilin kanë qenë të larta, me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare që mori më shumë elozhe pas barazimit të djeshëm.
“San Siro” nuk është një stadium për këdo, por Marash Kumbulla vërtetoi se nuk i mungon as talenti, e aq më pak karakteri, teksa notat e tij në mediat e ndryshme ishin si më poshtë:
“Eurosport” 7 – Shumëfishon rrezen e aksionit dhe e gjen në çdo cep të fushës. Vendimtar kur përplas në shtyllë goditjen e Kastijehos në fund të takimit.
“Sportmediaset” 7 – Gjigant në çdo dyluftim me sulmuesit e “Djallit”. Kur Verona mbetet me një lojtar më pak, vendos të ndihmojë edhe në fazën sulmuese të ekipit. I kudondodhur.
“Tuttomercatoweb” 6,5 – Elegant dhe i saktë. Ka talent dhe personalitet. Do të ishte interesante ta shikonim atë në përballje me gjigantin Ibrahimoviç.
Përsa i përket Rrahmanit, edhe pse u ndëshkua me karton, nuk kaloi pa u vënë re as paraqitja e mbrojtësit të “Dardanëve”.
Elozhet nuk munguan as për mbrojtësin që në fund të sezonit do të kalojë te Napoli.
“Corriere dello Sport” 6 – Rebiç e bën me dhimbje koke derisa ndëshkohet. Pikërisht pas kartonit kosovari ngre nivelin dhe bllokon këdo që i vrapon pranë me fanellë kuqezi.
“Tuttomercatoweb” 6,5 – Së bashku me shokët e repartit ofron një paraqitje dinjitoze. I saktë, në tokë e në ajër.
“Eurosport” 6 – Duelet me sulmuesit kuqezinj nuk e stepin. Jep e merr shkelma, por në fund është vendimtar në mbajtjen lart të prapavijës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



