E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndalohet në Morinë aktivistja e PD-së, ja për çfarë akuzohet
Lajme

Ndalohet në Morinë aktivistja e PD-së, ja për çfarë akuzohet

 

Ndalohet një tjetër aktiviste e opozitës në pikën kufitare të Morinës.  Fiqirije Nezaj, 50 vjeç e cila është ndaluar nga policia kufitare pasi rezultonte të ishte person në kërkim.

Fiqirije Nezaj, u ndalua në Morinë me akuzën e kundërshtimit të policisë gjatë protestës së 18 dhjetorit.

Partia Demokratike thotë se, zonja Nezaj nuk ishte njoftuar se ishte në kërkim nga policia, ndërsa mbahet në Komisariatin e Kukësit bazuar mbi akuza fallco dhe pa prova.

Më 31 janar u ndalua edhe ish-sheshi i FNSH, Osman Levanaku, në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, pasi rezultonte person në kërkim, edhe ai për shkak të protestës. Ai po udhëtonte drejt Strugës me familjen e tij, ku kishte prenotuar për të festuar natën e ndërrimit të viteve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.