Birra Corona ka marrë një “goditje” të rëndë dhe ndoshta të ‘padrejtë’ pasi pandemia e koronavirusit COVID-19 është përhapur në të gjithë botën.
Tani një nga kompanitë më të mëdha të birrës, rrezikon të bëhet “viktimë” e virusit.
Grupo Modelo, prodhuesi i birrës, njoftoi se po ndalohet prodhimi dhe tregtimi i Coronas, pasi qeveria meksikane urdhëroi që të gjitha bizneset jo-thelbësore të mbyllen.
Meksika ka urdhëruar kompanitë jo-thelbësore të qëndrojnë të mbyllura deri më 30 prill ndërsa përpiqet të frenojë përhapjen e virusit.
Grupo Modelo po punon me qeverinë për t’u kualifikuar si thelbësore dhe thotë se po procedon me një plan për të “garantuar furnizimin e birrës” në të gjithë botën.
Corona ka qenë subjekt i shumë shakave që nga fillimi i shpërthimit, por shitjet e birrës në të vërtetë ishin në rritje deri në fund të shkurtit, sipas Bart Ëatson, kryekonomisti i Shoqatës së Brewers.



