E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndalohet shoferi i morgut, filmoi trupin e pajetë të 31-vjeçarit që u vra në Dhërmi
Lajme

Ndalohet shoferi i morgut, filmoi trupin e pajetë të 31-vjeçarit që u vra në Dhërmi

Policia ka ndaluar shoferin e morgut që paraditen e djeshme transportoi trupin e pajetë të 31-vjeçarit me iniciale E.N, i cili u gjet në zonën e Gjipesë pranë një guroreje.

31-vjeçaru u vra nga pronari i një hoteli në Dhërmi, me iniciale G.Sh.

Policia njofton se shoferi 62-vjeçari, kishte filmuar me aparat celular trupin e pajetë për t’ua dërguar burimeve mediatike me qëllim publikimin.

“Bazuar në këtë informacion, shtetasit A. I., 62 vjeç, me detyrë shofer i ambulancës së morgut, i është bërë këqyrja e aparatit celular nga grupi hetimor, ku i janë gjetur pamjet filmike të trupit të E.N, të cilat ua kishte dërguar burimeve mediatike me qëllim publikimin.  Në vijim të veprimeve, u bë ndalimi i shtetasit A. I., 62 vjeç, me detyrë shofer i ambulancës së morgut Vlorë, për veprën penale “Zbulimi i akteve dhe të dhënave sekrete”. Videoja megjithëse ishte në duart e gazetarëve nuk u publikua prandaj Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë i falënderon”, thuhet në njoftim. 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.