E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndarja mes ofendimeve me Blushin, Mimoza Hafizi: Jam shumë e rënduar…
Lajme

Ndarja mes ofendimeve me Blushin, Mimoza Hafizi: Jam shumë e rënduar…

Në një prononcim  zonja Hafizi nuk do të komentojë e-mailet e publikuara në media ku Blushi e tejkalonte etikën, i uronte pleqëri të mbarë, dhe e quante hileqare, por shprehet se gjithçka ka ndodhur i ka krijuar asaj një stres të madh.

Teksa bëhej gati për të hyrë në auditor, zonja Hafizi kërkoi qetësi për të tejkaluar këtë situatë.

“Jam shumë e lodhur dhe shumë e rënduar psikologjikisht. Në këto momente kam nevojë për qetësi”,- u shpreh ajo.

Shkak për konfliktet që çuan deri në ndarjen e tyre mësohet të jetë bërë propozimi i Hafizit në statut, që LIBRA të ketë dy krerë partie, gjë që ka prekur interesat e Blushit.

Kujtojmë se Blushi dhe Hafizi mbetën jashtë Parlamentit pas zgjedhjeve të 25 qershorit, e fill pas kësaj nisën përplasjet mes tyre, që çuan deri në shkëputjen përfundimtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.